Kapet autobusi me ilaçe kontrabandë nga Tirana në pikën kufitare të Kosovës

0
Gjigandi

Një autobus me ilaçe kontrabandë është kapur këtë të enjte në doganën e Vernicës, Kosovë.

Në njoftimin zyrtar të doganës, mësohet se në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë janë sekuestruar rreth 150 pako ilaçesh.

Mësohet se kutitë e ilaçeve ishin fshehur brenda në autobus dhe ishin të padeklaruara.

Njoftimi i plotë:

Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë, tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako, xhama me dioptri të ndryshëm. Të gjitha mallrat janë sekuestruar, si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Policia e Kosovës po punon për hetimin e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se një muaj më parë, Priza.al ka denoncuar rastin e autobusit ‘Pati Travel’ i cili u kap në Serbi me para të kontrabanduara. Iliridium Media Grup ka denoncuar rastin se si 100.000 euro transportoheshi në autobusin e kësaj linje, ndërsa autoritetet vazhdojnë të heshtin. Autobusi, me targë AA633XJ, i kompanisë “Pati Travel”, i cili, në datën 25.8.2021, ishte është kapur nga organet ligjzbatuese të Serbisë, në pikën kufitare të Horgoshit, me një sasi prej 100.000 euro cash, që po vinin për në Shqipëri nga Belgjika, ka ngelur një ngjarje e izoluar. Nuk ka informacion nëse ka pasur një komunikim midis Policisë serbe dhe asaj shqiptare për t’i vënë në dijeni se një kompani shqiptare po bashkëpunon me krimin e organizuar.

Pas denoncimit të publikuar nga Iliridium Media Grup për kompaninë “Pati Travel”, edhe mediat e tjera në vend janë bashkuar, duke publikuar shkrime rreth këtij krimi, që po ndodh nën hundën e shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu