Kaos në urbanët e Tiranës, operatorët përgjysmojnë numrin dhe paralajmërojnë dyfishimin e çmimit

0
Kaos në urbanët e Tiranës, operatorët përgjysmojnë numrin dhe paralajmërojnë dyfishimin e çmimit
Gjigandi

Këtë të martë kaosi ka përfshirë kryeqytetin në shumë stacione urbanësh, pasi transporti publik ka vendosur të përgjysmojë autobusat që qarkullojnë. Shoqata e transportit urban ka njoftuar se sot nuk është në funksion të plotë prej rritjes së çmimit të naftës.

Po ashtu kjo shoqatë ka paraljmëruar rritjen e çmimit të biletës së transportit urban për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve. Dashnor Mema, kreu i Shoqatës tha se sipas llogaritjeve të ekspertëve çmimi i biletës është llogaritur për 80 lekë bileta.

“Siç e shohim stacionet janë plot me njerëz sepse nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë 220 lekë për litër me shumicë. Natyrisht kjo ishte e frikshme sepse asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar që të vazhdojë operimin me kapacitet të plotë, por ndërkohë edhe t’i shërbejë qytetarëve.

Nëse do vazhdojmë me këtë situata kapitullimi i transportit do jetë për 3-4 ditë maksimalisht. Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës dhe duke pasur një heshtje totale nga instancat ne konkretizuam pikat konkrete se çfarë na duhet që të shpëtojmë nga kjo situatë e vështirë ekonomike.

Ajo që u vendos të kërkohet më parë dhe që është më emergjentja është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do jepte nëj mundësi që të kishim transport në Republikën e Shqipërisë.  Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë në 80 lekë për biletë njëpërdorimshme”, tha kreu i shoqatës Dashnor Mema.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu