‘Kam pasur të drejtë, frika m’u vërtetua’. Cavani zbulon si e eklipsoi Ronaldo te Manchester United

0
‘Kam pasur të drejtë, frika m’u vërtetua’. Cavani zbulon si e eklipsoi Ronaldo te Manchester United
Gjigandi

Edinson Cavani ka pranuar se frika e tij fillestare për rolin e tij te Manchester United, pas kthimit të Cristiano Ronaldos në klub, është bërë realitet. Manchester United e mori Cavanin si transferim të lirë në tetor 2020, dy muaj pas largimit të tij nga PSG. Ai pati një sezon debutues mbresëlënës në “Old Trafford”.

Uruguajani shënoi 17 gola në 39 ndeshje për “Djajtë e Kuq”, duke i ndihmuar ata të përfundojnë në vendin e dytë në Premier League dhe të arrijnë në finalen e Ligës së Evropës. Për pasojë fitoi zgjatjen 1-vjecare të kontratës, por doli në plan të dytë në sezonin 2021-2022.

Ronaldo iu bashkua Manchester United nga Juventusi verën e kaluar dhe që atëherë ka udhëhequr linjën si qendërsulmuesi i parë i klubit, ndërsa Cavani ka rënë shumë poshtë në hierarki, edhe mes një numri problemesh të vështira fizike.

35-vjeçari thotë se ai parashikoi një sezon të vështirë sapo u konfirmua rikthimi i superyllit portugez dhe ka mbetur i zhgënjyer që ka pasur të drejtë: “Në momentin që u bë, mendova se ishte një gjë e mirë për Manchesterin të nënshkruante me Cristianon.

Gjëja e parë që bëra ishte të telefonoja vëllain dhe agjentin tim Walter Fernando Guglielmone, të cilit i thashë: Fernando, nëse kjo do të kishte ndodhur një javë më parë, do të të kërkoja të më gjeje një tjetër klub.

RonaTyra

Jo sepse nuk doja të luaja me Cristiano Ronaldon. Jo, sepse pata mundësinë ta njihja dhe ai është një profesionist i madh, me objektivat e tij. Kjo është perfekte për një sportist. Pas vitesh në futboll e dija se si funksionojnë gjërat, prandaj fola me menaxherin tim.

Ishte më shumë për të kuptuar situatën. Jo sepse nuk mund të luaja në rolin tim te Manchesteri, por sepse ka shumë gjëra në futbollin e ditëve të sotme që janë të ndryshme nga mënyra se si ishin vite më parë. Dhe meqë ndodhi papritur, nuk ndjeva asgjë, mendova: Do të luajmë, do të bëjmë më të mirën.

Kam përjetuar situata të vështira, të ndryshme nga ato që përballova vitin e kaluar. Dhe pas disa muajsh, telefonova sërish menaxherin tim dhe i thashë: E mban mend atë që të thashë në fillim të sezonit? Nuk ka sekrete në futboll, për mua është shumë e qartë se si funksionon. Kam një mënyrë për ta parë futbollin që askush nuk ma heq dot”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu