“Ka vetëm emërime”, Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Isait: Elbasani s’ka kënd lufte. T’i fr…

0
“Ka vetëm emërime”, Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Isait: Elbasani s’ka kënd lufte. T’i fr…
Gjigandi

Përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit Aurel Bylykbashi në një deklaratë për media i është kundërpërgjigjur kryetari aktual i PD për degën e Elbasanit, Eugen Isai, i cili tha se ndryshimet që po bën Berisha janë thjeshtë emërime.

Ai tha se zgjedhjet e 6 marsit treguan se kush është shumicë e kush është pakicë, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që t’i fryejëm zërave të bashkimit.

Më tej Bylykbashi shtoi se zgjedhjet do të mbahen me parimin një anëtar një votë, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët e PD të marrin pjesë.

“PD, dega Elbasan ditën e shtunë më 16 prill, do të mbajë zgjedhjet për kryetar të PD-së me parimin një anëtar një votë. Zgjedhjet do të zhvillohen në selinë e PD Elbasan, nga ora 9:00 deri në orën 17:00. Ftoj çdo anëtar të PD-t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e degës.

Erërat e forta nga Tirana këtu në Elbasan ne duhet ti zbusim. Elbasani nuk ka kënd lufte. Zgjedhjet në Elbasan do të jenë njësoj si herët e tjera vetëm se këtë vit disa nga ju nuk keni dashur të merrni pjesë në proces. Ne disa grupseksione nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Nëse do të ishim në luftë ju keni lënë pushket varur pa marr parasysh pasojat.

RonaTyra

Ne jemi ndarë për shkak të dy filozofive. Sali Berisha sot është midis të gjallëve, doktrina do jetë edhe pas tij. Kjo është doktrinë fituese. 6 marsi tregoi se kush është shumicë e kush pakicë. Ti fryjmë zërave të bashkimit. Fëmijët nuk do na e falin përçarjen. Të gjithë së bashku kemi në dorë fatet e opozitës.”

– tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu