Juventus – Napoli, formacionet e mundshme

0
Gjigandi

Sot do të luhet finalja e Kupës së Italisë, ku do të ndeshen Juventusi dhe Napoli.

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit kërkon që të sigurojë trofeun e parë si trajner i Juventusit, një mundësi të tillë ai e humbi në finalen e Superkupës së Italisë kundër Lazios, teksa sfida kundër Napolit e përball atë me të kaluarën e tij.

Dëshira është e njëjtë edhe për Gattuson, i cili pavarësisht se ekipi nuk ka shkëlqimin që ai ndoshta do të deshironte të paktën një prej objektivave sezonal është përmbushur pjesërisht.

Kupa e Italisë është detyrim për Napolin, në një sezon ku skuadra ka hasur vështirësi të mëdha, me mungesë stabiliteti dhe rezultatesh.

Klubi napolitan e ka fituar pesë herë Kupën e Italisë, e fundit në sezonin 2013-2014, duke mposhtur Fiorentinën në finale, ndërsa Juventusi mban rekordin, falë 13 trofeve të tillë, nga të cilët katër radhazi u fituan midis viteve 2015 dhe 2018.

RonaTyra

Formacionet e mundshme:

NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne. Trajner: Gattuso

JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Bentancur, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Douglas Costa. Trajner: Sarri

Kujtojmë që këto dy skuadra janë përballur edhe para tetë viteve, në po të njëjtin stadium në finale të Kupës, ku triumfues doli Napoli.

Ndeshja e sotme do të luhet pa shikues dhe nis me fillim nga ora 21:00

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu