Deputetja e PD-së Jorida Tabaku me anë të një video ka rikhyer në vëmendje, dëshminë e ish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhënë në Komisionin Hetimor për inceneratorët.
Ky fragment i shkëputur nga dëshmia në Komisionin Hetimor, sipas Tabakut është momenti kur Veliaj e pranon se nuk kishte pyetur Këshillin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.
“
Veliaj miratoi inceneratorin e Tiranës pa vendim të këshillit bashkiak”.
Erion Veliaj: që ka angazhimin tonë të 2017-ës, 28 shtator të 20117
Tabaku: Po ju e keni dhënë miratimin në mars të 2017-ës
Veliaj: Në mars i jam përgjijgur një shkrese që janë në parimin për vlerësimin.
Tabaku: Në mars të 2017-ës ke dhënë një miratim për këtë projekt”, është një pjesë e diskutimit në Komisionin Hetimor.
Ndër të tjera përmes një statusi, Jorida Tabaku shkruan se sot jepen 90 mijë euro në ditë për inceneratorin nga taksat e shqiptarëve
“Vjedhja e shekullit! 430 mln euro!
Nga komisioni hetimor ku Veliaj e pranoi se nuk kishte pyetur Këshillin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.
Sot jepen 90 mijë euro në ditë për inceneratorin nga taksat e shqiptarëve!”
, shkruan Jorida Tabaku.