Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka qenë e ftuar së fundmi si mysafire e veçantë në panelin e jurisë së spektaklit “Style Star”.
Ndër të tjerash, Jonida në një moment është pyetur nga moderatorja e emisionit se si e kujton mbrëmjen e saj të maturës.
Dhe këngëtarja kujtoi se si nuk kishte shkuar në mbrëmjen e saj të maturës, pasi në atë kohë sapo kishte nisur lidhjen me ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin, me të cilin kishte shfrytëzuar rastin të dilte atë natë.
Foto: Jonida Maliqi/Instagram
“Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm gjashtë vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, tregoi ndër të tjerash këngëtarja nga Shqipëria.
Fryt i kësaj lidhje përndryshe është djali 10-vjeçar i çiftit, Dani, me të cilin Jonida ka treguar gjithmonë se ka një raport super special me të.
Ndërkohë me ish-bashkëshortin, ajo i ndau rrugët disa vjet më parë miqësisht – duke vazhduar të mbesin miq dhe prindër të mirë për të voglin e tyre.
/abc24.al/
Foto: Jonida Maliqi/Instagram