John Mayer rezulton sërish pozitiv me COVID-19, riplanifikon koncertet e turneut të ri

0
John Mayer rezulton sërish pozitiv me COVID-19, riplanifikon koncertet e turneut të ri
Gjigandi

John Mayer duhej të riplanifikonte katër data të turneut të tij “Sob Rock” pasi rezultoi pozitiv për COVID-19 për herë të dytë.

“Shumë anëtarë të grupit rezultuan pozitiv me COVID-19 sot, dhe unë isha një prej tyre”, shkroi këngëtari, 44 vjeç, në Instagram të enjten (24 shkurt).

“Kjo do të thotë që ne duhet të riplanifikojmë katër shfaqjet e ardhshme, të cilat tashmë i kemi riplanifikuar dhe postuar më lart”, shoti ai.

Foto: Getty Images

RonaTyra

Mayer kërkoi falje për shqetësimin e fansave të tij, por premtoi se do t’i kompensojë me një shfaqje të mrekullueshme.

“Më vjen shumë keq që ju bëj të ndryshoni planet tuaja. Kjo është një e keqe për të gjithë në grup dhe ekuipazh, për të mos thënë asgjë për pyetjen që qëndron mbi kokën e të gjithëve – përfshirë edhe timen – se si rezultova pozitiv në PCR dy herë në dy muaj”, tha këngëtari.

“Ne do t’ju japim gjithçka që kemi në këto shfaqje të ardhshme, sapo të pushojmë dhe të rigrupohemi. Me dashuri dhe vlerësim”, tha artisti tutje, shkruan SixPage.

Foto: John Mayer/Instagram

Performancat e artistit “Gravity” në PPG Paints Arena të Pittsburgh, Belmont Park, UBS Arena në NY dhe TD Garden të Bostonit janë shtyrë të gjitha për në fillim të majit.

Mayer u përball me coronavirusin e ri vetëm disa ditë pasi bateristi i tij rezultoi pozitiv.

Ai gjithashtu u infektua me COVID-19 në fillim të janarit, duke e detyruar atë të anuloi shfaqjen e Dead & Company në Meksikë

. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu