Jeff Bridges rrëfen për krizën shëndetësore: Infeksioni me coronavirus bëri që kanceri të dukej s…

0
Jeff Bridges rrëfen për krizën shëndetësore: Infeksioni me coronavirus bëri që kanceri të dukej s…
Gjigandi

Aktori i njohur amerikan, Jeff Bridges, ka arsye për t’u gëzuar këto ditë për faktin se është akoma gjallë. Megjithëse është diagnostikuar me kancer të sistemit limfatik, ai pretendon se mezi i ka mbijetuar coronavirusit.

Fituesi i çmimit Oscar ka folur në një intervistë për vitin e vështirë që la pas, të cilin tani e quan një “ëndërr të çuditshme”.

E gjitha filloi një mëngjes teksa po bënte ushtrime në shtëpi. 72-vjeçari ndjeu diçka të pazakontë në stomakun e tij, më pas shkoi te mjeku dhe u trondit nga ajo që zbuloi: “Unë kisha një tumor 30 me 22 centimetra. Edhe pse nuk më dhimbte dhe apo diçka tjetër, ishte sa një fëmijë në trupin tim”.

Ylli i “The Big Lebowski” u diagnostikua me kancer dhe shpejt filloi kimioterapinë me infuzion, të pasuar nga kimioterapia orale. Duket se terapia po funksionon dhe tumori, për fat, ka filluar të tkurret.

Megjithatë, në janar të vitit 2021, shëndeti i tij u përkeqësua kur u infektua me coronavirus. Kimioterapia e dobësoi sistemin e tij imunitar dhe virusi e goditi fort.

RonaTyra

“Unë nuk kisha asnjë mburojë. Kjo është ajo që bën kimioterapia – ajo heq të gjithë sistemin tuaj imunitar. Nuk kisha asgjë për të luftuar. COVID bëri që kanceri im të dukej asgjë në krahasim me të”, ka rrëfyer aktori.

Pesë muajt e ardhshëm, ai i kaloi në spital ku kishte dhimbje të forta dhe nuk mund të ngrihej nga shtrati pa thirrur një infermiere për ta ndihmuar me oksigjen.

“Isha shumë afër vdekjes. Mjekët vazhduan të më thoshin: ‘Jeff, duhet të luftosh. Nuk po lufton’. Unë isha në modalitetin e dorëzimit. Isha gati të shkoja. Kam vallëzuar me vdekjen”, ka kujtuar Bridges.

Për fat të mirë, ekipi mjekësor i dha aktorit plazmë rekonvaleshente (një terapi që përdor gjakun e njerëzve që shërohen nga sëmundja për të ndihmuar të tjerët të shërohen), pas të cilës ai ndjeu një përmirësim.

Limfoma është kancer i një pjese të sistemit imunitar të quajtur sistemi limfatik. Janë shumë forma të limfomave, një prej tyre quhet limfoma Hodgkin, kurse tjerat limfoma non-Hodgkin që fillojnë kur qelizat e bardha të gjakut të quajtura limfocitet T ose limfocitet B, bëhen anormale.

“Me hapat e një foshnjeje” – siç thoshte vet – dalëngadalë filloi të fitonte forcë dhe shpresë dhe punonte me fizioterapist tri herë në javë. Bridges është shumë i lumtur sot teksa është kthyer në punë në dramën “The Old Man”, ku luajnë edhe John Lithgow e Amy Brenneman.

Ai është gjithashtu i lumtur që mund të vazhdojë punën filantropike me organizatat jofitimprurëse “No Kid Hungry” dhe “Amazon Conservation Team”, si dhe në prodhimin e kitarave të qëndrueshme prej druri me Breedlove Guitars.

Ndërkaq, gëzimi i tij më i madh është familja – gruaja dhe tre vajzat, me tre nipër e mbesa – të cilët thotë se i vlerëson edhe më shumë pas krizës së rëndë shëndetësore.

“Aftësia ime për të marrë dhe për të dhënë dashuri tani vetëm është rritur. Gjithçka ndodhi në mënyrën më të bukur të mundshme”, e ka përmbyllur deklaratën tij aktori. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu