Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë.
Për të folur për këtë hapje dhe sfidat e PD-së është i ftuar nën-kryetari Edi Paloka.
Një debat i fortë u zhvillua mes Carlo Bolinos dhe Edi Palokës. Debati nisi kur Bolino tha se hapja e PD-së është një fasadë propagandistike, ku ndryshon shumë nga hapja e 2005-sës.
Pjesë nga debati:
Bolino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.
Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.
Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.
Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.
Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.
Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se I lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.
Paloka-Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD.
Bolino-Ma trego me raste konkrete.
Paloka-Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk Ramës me listat me kriminele dhe thojnë që pd nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo.
Shkruar nga: top-channel.tv