“Je një mashtrues ordiner”, sherr në seancën gjyqësore të Ardian Çapjas, Bardhi: Ju më ofruat lekë prandaj…

0
Gjigandi

Në seancën e zvhilluar këtë të mërkurë ndaj Ardian Çapjas dhe të pandehurve të tjerë. Dëshmitari i Drejtësisë, Ervis Bardhi vijon rrëfimet për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Përpara gjykatës ai ka treguar se ka pasur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjan.

Ardiani me tha të shkoja atje lart tek Gentjan Beqiri e ai të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin. Gjatë dëshmisë së tij ka ndërhyrë dhe Ardian Çapja, ku ështe shprehur se Bardhi është mashtrues ordiner, dhe se gënjen vazhdimisht.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga Policia. Xhaxha e nip, akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit në 2012. Policia ka rënë në gjurmët e tyre falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu