Provokim i jashtëzakonshëm ndaj Greqisë, brenda Kuvendit të Shqipërisë”, shkruhet nëpër mediat greke referuar ditës së hapur të mbajtur në Parlament nga PDIU për “Javën Çamë”.
“Pasditen e së hënës u zhvillua një aktivitet kushtuar kujtimit të viktimave të “gjenocidit” të Tsamurias nga grekët. Aktiviteti u organizua nga partia ekstremiste dhe antigreke PDIU, e cila pretendon se përfaqëson qytetarët shqiptarë me origjinë çame, e cila promovon sistematikisht axhendën e Ankarasë në vend. Bashkëorganizatorë ishin fondacioni “Çamëria” Hasan Tahsini dhe shoqata çlirimtare “Çamëria”, thuhet në këtë shkrim.
Sipas tyre kjo ngjarje provokuese është bërë vetëm me lejen dhe tolerancën e kryesisë së parlamentit dhe qeverisë Rama.
“Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet në mënyrë provokative: Sot, 78-vjetori i gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga grekët, 27 qershori u njoh nga parlamenti në vitin 1994 si ditë gjenocidi dhe kujtimi, në prani të çamëve, patriotë, veprimtarë e të tjerë, me një demonstratë në parlament ku u theksua zgjidhja e çështjes së Çamëve. Përpara një pankarte ku shkruhej ‘78 vjet gjenocid’, fëmijë të vegjël dhe të rinj recituan poezi çlirimtare për atdheun e ‘skllavëruar’. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Athina, për atë që në mënyrë provokative mori pjesë në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan “Protothema”.