“Jam duke korrur grurin nuk vij”/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës, 240 fermerë në Kuçovë përfundojnë në gjyq

0
Gjigandi

Një proces gjyqësor i pazakontë po zhvillohet në SPAK, pasi janë  thirrur për të dëshmuar 240 persona të fshatit Kozarë, në Kuçovë. Burime për median bëjnë me dije se banorët pritet të dëshmojnë në lidhje me një proces ndaj një subjekti te OFL (operacionit forca e ligjit ) .

Mësohet se SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurisë se Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Sakaq ky i fundit ka plotësuar formularin e OFL për dy shtëpi dhe tokën, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna, me të cilën punon prej vitit 1991, si dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.Ndër të tjera për të justifikuar 2 shtëpitë, një garazh dhe një automjet si dëshmitarë janë thirrur 240 fermer ku deri më tani janë pyetur vetëm 120. Fermerët në sallë janë shprehur se “Kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajmë pa faturë, se nuk kemi pasur kurrë nipt e fatura. Pagesën për korrjen e grurit dhe të mbjellat ja jepnim në dorë”.

Bektash Shtëpënja nuk ka qenë sot i pranishëm në gjyq, por ka çuar djalin, pasi ka bërë deklaratë se “Jam duke korrur grurin e fshatit.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu