Ja çfarë ka rezervuar horoskopi për Berishën, Metën dhe Ramën. Nga kredia deri te përputhja e shenjave

0
Gjigandi

Në vijim do ju njohim me horoskopin për disa nga figurat më të njohura në vend, Kryeministrin Edi Rama, kryetari i Rithemelimit Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta.

Abc24.al ju sjell parashikimin e horoskopit për “yjet” politike për muajin qershor:

Edi Rama ka lindur më 4 korrik dhe i përket shenjës së Luanit dhe si karakteristika ka autoritetin, ndërkohë e urren që të mos e dëgjojnë kur ai është duke folur.

Parashikimi:

“Ka të ngjarë të merrni një shumë të madhe, ndoshta në formën e një kredie bankare, kapitali sipërmarrës, hipotekë, paradhënie në para, trashëgimi, komision, bonus, honorare, çmim fitues, ndihma qeveritare ose burim tjetër surprizë. Megjithatë, duket se paratë që shihni ka shumë të ngjarë të lidhen me punën. Njerëzit e kësaj shenje janë lider të lindur. Ata nuk janë të frikësuar përballë fatkeqësive dhe llogarisin me një kapacitet të madh krijimin e planeve dhe stategjive për të arritur qëllimet e tyre. Forca është ajo që herë pas here i bën ata krenar, arrogant dhe kokëfortë.

RonaTyra

Tiparet që e bëjnë Luanin një nga shenjat më të forta të zodiakut janë karizma, që i bën ata të aftë të lëvizin turma të mëdha dhe vendosmëria për të pasur sukses”.

Doktor Berisha ka lindur  më 15 tetor 1944 dhe i përket shenjës së peshores, dhe ka si tipare bashkëpunimin. Gjithmonë bënë gjëra të matura dhe vazhdimisht me fytyrë mënjanë, bën gjithçka për të ndier se janë të kënaqur.

Ndërsa yjet për peshoren Berishë kanë rezervuar:

“Në 16 prill mund të ndjeni një lloj tensioni që vjen nga një prej pjesëtarëve të familjes. Do të frustroheni nga njëri prej tyre apo nga diçka që ka lidhje me shtëpinë. Mos u shqetësoni se të tilla situata shuhen shpejt, thjesht përpiquni të ruani gjithmonë qetësinë. 30 prilli do t’ju sjellë një surprizë në lidhje me paratë”.

Presidenti Meta ka lindur më 24 Mars 1969, që i korrespondon shenjës së  binjakëve dhe ka si karakteristik se lodhet shpejt nga çdo gjë dhe mërzitet.

Ndikohen lehtë nga  personaliteti i dyfishtë i tyre  duke u rrezikuar gjatë gjithë kohës që të jenë në problem. Jeta për ta është një lojë e mbushur me shumë argëtim.

Yjet për binjak Metën kanë këtë parashikim:

“Ky do të jetë një muaj kritik për karrierën, një pikë kthese, kur një ëndërr e hershme mund të realizohet. Madje është e mundur që të mos keni menduar kurrë se do të shfaqen ndonjëherë mundësitë që po shihni tani. Jupiteri është ende duke qarkulluar në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Nëse ju duhet të prezantoheni me një person të fuqishëm për të çuar përpara një ëndërr profesionale, bëjeni brenda 10 ditëve të para të majit. Marsi do t’ju japë shtytjen që ju duhet për të konkurruar me sukses”.

Por sa propabilitet kanë këto shenja në përputhje me njëra tjetrën:

Rama-luan

Berisha-Peshore

Nuk ndodh shpesh që Luani dhe Peshorja të ndajnë një marrëdhënie të mbushur me besim të ndërsjellë. Problemi qëndron në faktin se ata të dy duan të duken, por në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Luani dëshiron të tregojë gjithçka që kanë dhe Peshorja dëshiron të marrë miratimin nga njerëzit e tjerë. Askush prej tyre nuk e kupton tjetrin

Berisha-Peshore

Meta-Binjakë

Peshorja do të vlerësojë qëndrueshmërinë dhe dikë që është përgjegjës dhe i besueshëm, Binjakët do të jenë shumë të ndryshëm nga kjo me vlera të kundërta. Binjakët do të vlerësojnë kreativitetin e dikujt dhe fuqinë intelektuale dhe kjo është diçka që Peshorja nuk mund t’i përgjigjet nëse Dielli i tyre është në gjendjen më të ulët. Pika e takimit është në vlerën e tyre të intelektit, sado e çuditshme që mund të duket. Ata të dy janë shenja Ajrore

Binjak me Luan

Të dytë mund të jenë dëgjues të këqinj kur bëhet fjalë për nevojat e njerëzve të tjerë. Njëri prej tyre është i hutuar nga gjithçka dhe tjetri fokusohet vetëm në nevojat e tyre. Për shkak të kësaj, ata mund të përfundojnë në një situatë në të cilën marrëdhënia e tyre nuk ka besim dhe mund të duhet pak kohë për ta njoftuar, sepse ata nuk do ta pyesin njëri-tjetrin në fillim./Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu