Iu gjetën armë, municion luftarak dhe kapsolla detonatore në banesë, arrestohet “i forti” në Kukës

0
Iu gjetën armë, municion luftarak dhe kapsolla detonatore në banesë, arrestohet “i forti” në Kukës
Gjigandi

Policia e Kukësit ka arrestuar 45-vjeçarin Asllan Peposhi, banues në fshatin Lusen, pasi gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 2 armë zjarri pushkë, një sasi municioni luftarak, një kapsollë detonatore dhe një shkop bejsbolli.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Kukësit, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas që mbante armë zjarri pa leje në banesë, kishte konflikt me ish-bashkëshorten, me qëllim parandalimin e ngjarjes kriminale, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lusen”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Lusen.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pushkë, një sasi municioni luftarak, një kapsollë detonatore dhe një shkop bejzbolli.

RonaTyra

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta””,

thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu