Ishulli i Sazanit “gjëmon: nga shpërthimet, ushtria shpëthen predhat e vjetra

0
Gjigandi

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Forcën Detare dhe atë Tokësore ndërrmorrën dje operacionin e pastrimit të ishullit të Sazanit nga municionet luftarake, të depozituara ndër vite në këtë ishull.

Gjate operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer konform protokollit të sigurisë municione të paplasura të llojit predha artilerie, te kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.

Operacioni, i kryer në masa të rrepta sigurie bëri të mundur pastrimin nga municionet që ishin grumbulluar prej vitesh në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj në periudhën maj – shtator.

Operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me rradhë ka shërbyer si bazë ushtarake.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu