Ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje, arrestohet 35-vjeçari në Tropojë

0
Ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje, arrestohet 35-vjeçari në Tropojë
Gjigandi

Policia e Tropojës ka bërë të mundur ndalimin dhe kapjen e një personi me inicialet Sh.N 35 vjeç banues në fshatin Sopot, i cli ishte i shpallur në kërkim për veprën ‘Dhuna në Familje’.

35-vjeçarit i ishte caktruar masa arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë, me vendimin e datës 01.04.2022.

Gjithashtu nga Policia e Tropojës u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasja E. B., 38 vjeçe, banuese në Bajram Curri, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj shtetasi Sh. M., se kjo shtetase ka braktisur fëmijët e mitur, të cilët i kishte në kujdestari me vendim gjykate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu