Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano përplas me makinë një 17-vjeçar

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara, pranë fushës së sportit.

Burime bëjnë me dije se ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka aksidentuar me makinën e tij tip “Benz, shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu