Droga pranë shkollave, Balla: Policia po ndjek këmba-këmbës keqbërësit, 27 të arrestuar e proceduar në pak ditë

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thekson se policia vijon aksionin kundër shpërndarësve të drogës pranë shkollave.

Balla shkruan në “facebook” se ditën e fundit policia ka arrestuar dhe proceduar penalisht 27 persona për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni kombëtar për garantimin e #PaketaeSigurisënëShkolla ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin gjatë ditëve të fundit dhe procedimin penal të 27 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike, në afërsi të shkollave ose në lokale të frekuentuar nga të rinjtë”, shkruan Balla.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu