Shkëmbim shijesh shqiptaro-afgane/ Shqiptarët dhe afganët përovojnë kuzhinën së bashku

0
Shkëmbim shijesh shqiptaro-afgane/ Shqiptarët dhe afganët përovojnë kuzhinën së bashku
Gjigandi

“Shkëmbim Shijesh” aktiviteti që bëri bashkë afgane dhe shqiptare. Guzhinier afgane dhe shqiptare ndërthuren gatimet tradicionale shqiptare me ato afganë, të cilat do të degustoheshin nga miqtë e ftuar.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu vlerësoi këtë iniciativë të ndërmarrë, që sipas tij nuk është asgjë tjetër veçse demonstrim i asaj që ne jemi, një vend mikrpitës dhe i dashur.

Ideatori i këtij aktiviteti shef Alfred Marku tregon më tepër rreth eksperiences së tij në kuzhine me afganet ku tregon se ka gjetur shumë të përbashkëta midis 2 kulturave.

Ahmad Shakeb përfaqësues i komunitetit afgan shprehet se ndihet si në shtëpi, dhe nuk harron mikpritjen e bërë nga shqiptaret.

” Është një mundësi e mire të organizohen aktivitete të tilla pasi kemi mundësi të shkëmbejmë kulturat tona. Mund të jemi si ambasador të vendit tonë të ndajme të përbashkëtat që kemi me ju, pasi është shumë e rëndësishme të kuptojmë njëri tjetrin, dhe kjo bëhet e mundur nëse kemi evente të tilla. Ne ketu ndihemi si në shtëpi, pasi kemi shumë të përbashkëta në mënyrën e jetesës apo punës sepse kemi shumë të përbashkëta dhe prandaj nuk ndihemi shumë larg shtëpisë.

RonaTyra

David Ang, përfaqësues amerikan për afganet në Shëngjin, tha se të shikosh dy vende kaq të ndryshme nga shumë pikëpamje, por që janë kaq të ngjashëm në shumë pika të tjera, është thjesht e mrekullueshme.

” Është diçka shumë e bukur, është një feste e mrekullueshme e dy kulturave, për mua është një nder të jem këtu. Duke provuar secilin ushqim mund të shikosh sa gjëra të përbashkëta mund të gjesh midis 2 kulturave. Është diçka shumë e bukur kur njerëzit mund të lidhen përmes një tavoline ushqimi, të ulesh dhe të shijosh ushqimin sëbashku, kjo do të thotë se je i mikpritur dhe je pjese e komunitetit.”

Shkëmbim shijesh , ishte një mënyrë tjetër për të treguar mikpritjen e shqiptarëve ndaj shtetasve afgan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu