Kishin shkuar me gomone, zhduken 176 fëmijë shqiptarë në Britani

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm britanik pranon se 176 fëmijë shqiptarë klandestinë janë larguar nga vendstrehimet e Home Ofice dhe nuk dihen ku kanë shkuar. Humbja e tyre ka shkaktuar polemika në Britani pasi laburistët kërkojnë vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Ministri i brendshëm britanik Simon Murray pranoi se 200 fëmijë azilkërkues të cilët ishin të vendosur nga Zyra për Punët e Brendshme nëpër hotele janë zhdukur.

Ai tha se 88% e fëmijëve ose 176 ishin me origjinë shqiptare dhe tha se qeveria shpresonte të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët sa më shpejt të jetë e mundur.

Murray zbuloi shifrat, të cilat janë grumbulluar që nga korriku 2021 në një raportim para dhomës së lordëve, në përgjigje të deputetit Liberaldemokrat, Paul Scriven.

“Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët azilkërkues të pashoqëruar në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas,” tha ai.

RonaTyra

Më herët “Observer” raportoi se nga një hotel i Home Office në Brighton disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë objektit dhe ishin futur në makina.

Departamenti u paralajmërua nga policia se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, me varka, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale. Veç qendrës në Brighton, në Britani ka edhe hotele të Home Office për rehabilitimin e fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

The Guardian citon Philip Ishola, shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve, që ka paralajmëruar për rrezikun e trafikimit të fëmijëve. Laburistët kërkojnë nga qeveria gjetjen e fëmijëve dhe hetimin e çështjes për të vendosur përballë drejtësisë përgjegjësit.

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, bëri thirrje që të vendosen mekanizma për të lejuar autoritetet lokale të kujdesen për fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu