Rënia drastike e euros, prek rekordin e ri historik në tregun valuator, shkak remitancat

0
Gjigandi

Ka vijuar rënia e Euros edhe këtë të mërkurë, duke prekur një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet gjatë ditës së sotme me 113.84 lekë, në rënie ditore me 0.51 lekë.

Rënie ka pësuar edhe dollari amerikan, i cili këmbehet me107.24 lekë, 0.24 lekë më pak se një ditë më parë. Rënia e Euros i atribuohet kryesisht një oferte të lartë valutore në tregun vendas, si pasojë e dyndjes së emigrantëve dhe shtimit të remitancave në prag të festave të fundvitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve, ose remitancat, për 9-mujorin 2022 arritën në 592 milionë euro, duke u rritur me10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu