Ish-kandidati për kryebashkiak paraqitet në SPAK, ja përse dyshohet të jetë thirrur

0
Gjigandi

Ish-deputeti dhe ish-kandidati për kryebashkiak në Kuçovë, Lefter Maliqi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Dyshohet se ai është thirrur lidhur me çështjen e padisë që ka bërë ndaj kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit.

Maliqi ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore.

Më 21 korrik, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Kryebashkiaku aktual i Kuçovës, Kreshnik Hajdari

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu