I vihet flaka koshit të plehrave pranë shkollës, Veliaj: Është kriminale, keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka denoncuar zjarrvënien në një kosh plehrash pranë shkollës “Kosova” në kryeqytet. Teksa e cilëson të turpshme shkatërrimin e pronës publike, Veliaj siguron se keqbërësit janë filmuar dhe ata do të marrin ndëshkimin e merituar.

“Të hedhësh cigare të ndezur tek koshat e mbeturinave është shkelje dhe është e turpshme të shkatërrosh pronën publike të përbashkët në 2023-shin! Me këtë jemi mësuar dhe përballemi çdo ditë në betejën për civilizim! Por ta bësh këtë ngjitur me shkollën fillore Kosova në këtë rast është KRIMINALE!

Mirënjohje Policisë Bashkiake dhe Zjarrfikësve të Tiranës për ndërhyrjen e menjëhershme! Keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu