Ish-infermierja e zhveshur e koronavirusit, bëhet prezantuese televizive e motit

0
Gjigandi

Infermierja ruse që u bë e famshme kur u fotografua teksa i shërbente pacienteve te koronavirusit vetëm me të brendshme, është bërë së fundmi prezantuese televizive e parashikimit të motit.

23 vjecarja Nadia Zhukova, fillimisht kishte marrë paralajmërim nga shefat e spitalit kur fotot e saj me veshje transparente u bënë virale në rrjet.
Tashmë Nadias i është ofruar posti i prezantueses së motit në televizionin e saj lokal të Tula, në jug të Moskës, por gjithashtu do të vazhdojë të punojë si infermiere.
Nadia ka qenë mjaft e zënë që prej famës së papritur teksa më herët raportohej se i ishte ofruar një kontratë si modele për një markë ruse të veshjeve sportive, por ajo insiston se asgjë nuk do i ndryshojë mendjen nga karriera në mjekësi, teksa shpreson që pas studimeve të bëhet doktoreshë.
Për rolin e të ri televiziv në rrjetin Vesti Tula, ajo thotë: “Është diçka e madhe për mua, falemnderit për mundësinë. Prindërit e mi do të më shikojnë në darkë, pas pune”.
Për të ardhmen ajo thotë se nuk do të hutohet nga dritat e televizionit.
“Dua të vazhdoj studimet e të bëhem doktoreshë. Nuk kam frikë nga infektimi. Megjithë humbjet, stresin dhe mungesën e gjumit, besoj se do të fitojmë. E rëndësishme është të mendojmë pozitivisht”, thotë ajo, teksa vazhdon punën ne repartin e pacientëve të koronavirusit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu