Irritohet!
Ish-presidenti i skuadrës së Bajernit të Mynihut ishte shumë i irrituar me sjelljen e sulmuesit të Hertës së Berlinit, Salomon Kalu, i cili publikoi një video ku bënte humor duke kryer testet e “COVID-19”.
“Është një gjest që më bën të vjell. Aq më tepër kur vjen nga një lojtar me eksperiencë si Solomon. Por siç është ajo shprehja, për budallikun nuk ka ende bimë medicinale.
Ai lojtar duhet të bëhet shembull pasi vetëm kështu mund t’i shmangim problemet që vijnë si pasojë e sjelljeve të tilla në këtë kohë krize. Të gjithë duhet ta kuptojmë se kjo nuk është një lojë, por një situatë jetë a vdekje”, tha Uli Hënes për të përditshmen ‘Bild’.