Irani lëshon mandat arresti për Donald Trump prej vrasjes së gjeneralit

0
Gjigandi

Irani ka lëshuar sot një mandat arresti për presidentin e SHBA, Donald Trump për vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani.

Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr tha se Irani ka kërkuar ndihmën e Interpol për ndalimin e presidentit dhe 35 personave të tjerë me akuza ‘vasjeje e terrorizmi’, sipas agjencisë vendase ISNA.
Soleimani u vra më 3 janar gjatë një sulmi me dron në Irak. Uashington e fajësonte Soleimanin, kreun e Gardës revolucionare të Iranit, për organizimin e sulmeve kundër forcave amerikane në rajon. Alqasimehr tha se Irani ka kërkuar “njoftim të kuq” për Trump, që sipas kodeve të Interpol, është niveli më i lartë i urgjencës për arrestin.
Prokurori nuk identifikoi ndonjë nga të kërkuarit e tjerë përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ndjekjen penale të presidentit edhe pas mbarimit të mandatit.
Interpoli me seli në Lyon të Francës, nuk iu përgjigj kërkesave për komente, por akuzat theksoi tensionet e përshkallëzuara mes SHBA dhe Iranit që prej tërheqjes nga Trump prej marrëveshjes bërthamore me republikën islamike dhe rivendosjen e sanksioneve ekonomike.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu