INVESTIGIM I/ FINAL shpk-ADCA-Micro Credit Albania, si u ngrit “perandoria” e mashtrimit miliona euro e Arben Meskutit. Roli pronarit të OTP Bank dhe One Telecomuniccation Elvin Guri. Si u futën në skemë bankat e nivelit të dytë si dhe institucione mikrokredie si “NOA”

0
Gjigandi

Një histori e nisur në vitin 2008 nga kompania Final SHPK. Sot pas 14 viteve në treg, në data bazën e vet regjistron mbi 40 mijë të mashtruar në gjithë Shqipërinë. Katër kompani me të njëjtët pronarë dhe të njëjtën adresë. Illyridium Media Group, duke marrë shkas nga dhjetëra ankesa të mbërritura në redaksinë tonë, nis sot këtë cikël investigimesh ku ditë pas ditë do publikohen dokumente dhe dëshmi tronditëse se si në “sy” të shtetit, qytetari vidhet

Që shqiptarët i vjedhin çdo ditë kjo nuk është një gjë e re në vendin tonë. Por, që të ngelin pa bukë sepse disa persona nën mantelin e përmbarimit apo si kompani fantazmë mikrofinanciare, nën hundët e drejtësisë të mashtrojnë  duke u marr para me skemë, kjo është absurde deri në kufijtë e të pa besueshmes.

Por çfarë ndodh?

Qytetarët që kanë marrë kohë më parë kredi dhe ju ka ngelur vetëm një këst i papërfillshëm merren në telefon dhe ju komunikohet se duhet  patjetër të paguajnë kredinë sepse është katërfishuar.

Mjetin e presionit që zgjedhin është nëpërmjet bllokimit të pagës me një vendim me përmbarim dhe të gjithë personat e intervistuar nga Abc24.al i lidh vetëm një emër përmbarues, Fatos Alimadhi.

RonaTyra

Më shumë se 40 mijë qytetarë po u paguajnë  kompanisë “Final” si institucion mikrokredie miliona lekë, me një përqindje të frikshme që shkon në limitet e fajdeve (vepër penale e dënueshme me ligj).

Qytetarët paraqiten në këtë institucion pas bllokimit të pagës për ti detyruar të firmosin dhe të pranojnë të firmosin.

Një qytetar shprehet për Abc24.al se ka dal garantor për vëllain e tij për 1 milion e 500 mijë lekë por kjo kompani fantazëm nëpërmjet një përmbarimi privat u ka komunikuar të vëllait se duhet të paguajë tashmë 8 milion lekë.

 Qytetari ka dal garant por, borxhi ka shkuar 8 milion lekë
Qytetari ka dal garant por, borxhi ka shkuar 8 milion lekë

“Është e tmerrshme unë jam intelektual arsimtar si mund të tallen me ne në këtë formë kjo është një shifër shumë e lartë që nuk arrij dot ta paguaj”, tha qytetari

Një tjetër rast  akoma më i rëndë është ai i një invalidi me karrocë të cilit i kanë bllokuar KEMP-in duke e lënë në mëshirë të fatit. Për këtë arsye me karrocën me rrota është paraqitur në adresën që i kanë komunikuar agjentët në telefon.

Personi me aftësi të kufizuara që ka rënë preh e skemës
Personi me aftësi të kufizuara që ka rënë preh e skemës

“Më kanë thënë që kam marr kredi por unë kurrë nuk kam shkelur tek NOA bank  as se di ca është vetëm kur një ditë u bllokuan lekët në bankë na lanë pa bukë”, tha  qytetari me aftësi të kufizuara.

Kjo zyrë zhvatje ndodhet në  Rrugën Jordan Misja nën hundën e SPAK në një ambient që vëzhgohet nga kamerat dhe nuk ka asnjë logo identifikuese

Banka mikrokredi “Final” pa një mbishkrim
Banka mikrokredi “Final” pa një mbishkrim

Redaksia posedon edhe raste ku qytetarëve u kanë faturuar kredi pa dijeni e tyre dhe më pas i kanë shtrënguar me hapësirat ligjore për ti paguar edhe pse kurrë s’kanë prekur paratë me dorë.

Por përveç kësaj pikë në Tiranë ndodhet edhe një pikë tjetër që operon po njësoj  por këtë herë në derë shkruhet zyrë përmbarimi “Alimadhi” SHPK

Filiali tjetër, ku ofrohen marrëveshje për të paguar këstet me mbishkrimin "Alimadhi" SHPK
Filiali tjetër, ku ofrohen marrëveshje për të paguar këstet me mbishkrimin “Alimadhi” SHPK

Por fatkeqësisht edhe kjo zyrë  është një filial tjetër ku qytetarët shkojnë të firmosin këstin që do të paguajnë.

S. Mema ka ardhur ditën e enjte (23.06.2021) me bashkëshortin nga Fushë-Kruja pasi kësti i saj i pa paguar prej 40.000 mijë lekësh ka shkuar 1 milion e 500 mijë lekë. E alarmuar ajo është shprehur se i kanë bllokuar pagën si të vetmen burim të ardhurash.

Qytetari nga rrethet vjen në Tiranë, për marrëveshje pas bllokimit të pagës
Qytetari nga rrethet vjen në Tiranë, për marrëveshje pas bllokimit të pagës

Pronari  i mikrokredi “Final” Arben Meskuti  ka blerë nga bankat e nivelit II borxhin/kredinë e marrë në 2006, 2007, 2008 apo 2009 nga një shqiptar i thjeshtë dhe pasi e kërkon disafish me shantazh, e vendos atë mes dy zgjedhjeve të detyruara: O të paguajë disafishin e borxhit të vjetër, ose të marrë kredi të re dhe të kthehet në një borxhli modern të viteve 2019, 2020, 2021 apo 2022!

Pas blerjes së këtyre kredive, ata kryejnë mbledhjen e borxheve qytetarëve në mënyrë joligjore. Shpesh veprimet e tyre për bllokimin e numrit të llogarisë janë të paligjshme dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Civile

Shumë familje janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar lakun e shtrënguar për larjen e kredive/borxheve të vjetra.

Një skemë e zbërthyer nga gazetarët e stafit tonë, në të cilën përfshihen financierë, banka të nivelit të dytë, institucione mikrokredie, por edhe persona me influencë sicc është rasti i Elvin Gurit që nga aksioner i FINAL shpk, ishte dhe antar i Këshillit Mbikqyrës, e tani zotëron aksione në bankën OTP si dhe në kompaninë e telekomunikacioneve ONE./Abc24.al

-vijon-

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu