Intervista/ Enver Bytyçi: Provokimi nga Beogradi  në veri të Kosovës ishte fitore e Albin Kurtit. Ai fitoi kredibilitet para faktorit ndërkombëtar dhe solli në bisedime Vuçiç. Diplomacia shqiptare legjitimoi reagimet e serbëve

0
43
Gjigandi

Ajo çfarë ndodhi mes 31 korrikut dhe 1 Gushtit në veri të Kosovës ishte për këdo një provokim i hapur për paqen dhe një shprehje e hapur e forcës ku ai që fitoi ishte Albin Kurti. Pavarësisht disa prej reagimeve kundër kryeministrit kosovar ai arriti të pranoj prropozimin e ndërkombëtarëve për shtyrjen me një muaj të zbatimit të vendimit dhe mbi të gjitha të ulë në tryezën e bisedimeve presidentin serb Aleksandër Vuçiç

-Si i patë ngjarjet në veri të Kosovës një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin në  lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, si dhe ndërrimin e targave të Serbisë?

  1. Ngjarjet e së dielës së kaluar në veri të Kosovës tërhoqën vëmendjen e gjithkujt. Ato erdhën si rezultat i vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur masat e reciprocitetit për targat dhe dokumentet e tjera të lëvizjes në Serbi.

Serbia dhe presidenti i saj, Vuçiç paralajmëruan se do të reagonin dhunshëm për këto masa reciprociteti. Propaganda serbe bëri të vetën dhe shkaktoi rebelimin e banorëve serbë të veriut. Në këto kushte Kosova ndodhej përballë një konflikti, i cili do të interpretohej si „dhunë kundër serbëve“ dhe jo si e drejtë për reciprocitet. Prandaj dhe u bë mirë që u shty për një muaj zbatimi i këtyre masave. Kjo u bë e mundur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan dhe dëshmon se tashmë Kosova ka marrë dritën jeshile që më 1 shtator ta përdorë këtë të drejtë legjitime në marrëdhëniet e saj me Serbinë.

-A ishte ajo çfarë bën serbët në veri një tregim force një provokim i nxitur nga faktorë dhe politikanë apo ishte thjesht spontan?

 

  1. Ishte shprehje e forcës ajo që serbët bënë në veri të Kosovës. Ata bllokuan rrugën, qëlluan me armë dhe u ranë sirenave të alarmit për orë të tëra. Vunë në alarm qytetarët e pafajshëm të kombësisë serbe, qëllimisht që të bllokojnë zbatimin e vendimit. Gjithçka ishte e projektuar në Beograd. Madje edhe sistemi i alarmit i instaluar në veri është sponsotizuar nga Beogradi. Lista Srpska gjithashtu koordinoi veprimet me qeverinë dhe presidentin e Serbisë. Radojiçiq, një eksponent i krimit të organizuar në Kosovë e Serbi, ishte arkitekt I drejtimit të këtij aksioni. Ai është marrë në mbrojtje nga Vuçiç dhe Lista Srpska.

-Po shtyrja e vendimit me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar a mund të shihet si pjekuri politike e kryeministrit Kurti apo mund të interpretohet si hap pas nga Serbët?

  1. Ambasadori amerikan takoi mbrëmjen e datës 31 korrik presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti dhe u kërkoi shtyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë. Autoritetet e Kosovës iu përgjigjën pozitivisht kësaj kërkese. Me këtë qëndrim të matur ata kanë realizuar disa objektiva: Së pari kanë fituar mbështetjen dhe simpatinë e autoriteteve ndërkombëtare. Së dyti, kanë dhënë një dëshmi se masat nuk drejtohen kundër serbëve. Së treti, kanë garantuar mbështetjen e SHBA-së dhe aktorëve tjerë në zbatimin e vendimit me 1 shtator. Së katërti i kanë dhënë një shans bisedimeve në Bruksel për zgjidhjen e kësaj krize artificiale.

 

  • Një takim Kurti- Vuçiç në 18 Gusht . A mund të priten hap para në procesin e dialogut apo do jetë një takim rutin ku Serbia thjesht merr më shumë kohë ?

Po reagimi i ndërkombëtarëve në situatën e ditëve të fundit . A ka qënë ky vendim në         bashkëpunim me ndërkombëtarët si u tha nën zë dhe a duhet Kurti të jetë në sinkron         me ta?

  1. Takimi Kurti- Vuçiç do të mbahet në Bruksel me datën 18 gusht. Ajo që ndodhi më 31 korrik dhe 1 gusht shërbeu së paku që të dy liderët e të dy vendeve të ulen e të bisedojnë. Komisioneri për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Europë, zoti Borrell, do të jetë përballë dy negociatorëve fuqiplotë për të vendosur. Nga ajo që dëgjuam të enjten në parlamentin e Kosovës, nuk pritet që kryeministri Kurti të tërhiqet. Ai është I vendosur që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar midis Kosovës e Serbisë para disa vitesh, që të vendoset për përdorimin e simboleve dhe dokumentegve e targave shtetërore me Serbinë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por me siguri që do të jenë bisedime të vështira. Megjithatë fitorja diplomatike do të jetë në anën e qeverisë së Kosovës, sepse vendimi për reciprocitet është pasojë e skadimit të afatit kohor të marrëveshjes së mëparshme midis dy vendeve.

-Akuza pa fund kundër Grenell dhe Lajçak. A ka mungesë sinqeriteti dhe veprime pas shpine nga ndonjë ndërkombëtar apo dhe disa dhe a i shërbejnë ata qarqeve të caktuar apo është thjesht burokraci europiane dhe perëndimore në këtë rats?

  1. Lajçak shpesh herë ka marrë anën e Serbisë kur është fjala për të vlerësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ndërsa Grenell njihet si një kundërshtar I pakompromis me Albin Kurtin. Në fund të fundit Grenell ka të drejtë të jetë armiqësor me zotin Kurti. Ai ia dogji kartat e ndarjes së Kosovës si Grenellit ashtu edhe Vuçiçit, Ramës e Thaçit. Uroj të shkojë mirë në të ardhmen dhe të mos rikthehen projektet e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

-Ndikimi rus në këtë “përplasje”. Sa ka ndikuar dhe sa e rrezikshme apo  sa e rrezikon kjo paqen në Ballkan? Ndërkohë reagimi në kohë nga  KFOR dhe deklarata e NATO-ss  a janë ato një garanci për çështjen e shtetit kosovar por nga ana tjetër a janë ato një konflikt i shtuar në këtë situatë?

 

  1. Gjithçka që ndodhi në veri të Kosovës e mund të ndodhë edhe në të ardhmen sponsorizohet nga Rusia dhe Kremlini. Vetëm presidentit rus i intereson një vatër e re zjarri e konflikti në Europën Lindore e Juglindore, me qëllim që ta ndihmojë atë për të realizuar ndonjëfarë suksesi në agresionin ushtarak kundër Ukrainës.

 

Ajo që ndodhi në veri, thirrjet për luftë e agresion, mobilizimi për të bllokuar prezencën e institucioneve të Kosovës në territorin e shtetit e kështu me radhë, janë përpjrkje dëshpruese të Beogradit në amullinë e vet të papërcaktimit në pozicionin gjeopolitik të Serbisë. Beogradit i ka ardhur fundi në vendimmarrje, ose me Rusinë, ose me Perëndimin. Në këtë kohë Vuçiç shfrytëzon çdo mundësi për të bërë presion për të realizuar sa më shumë të jetë e mundur nga projekti I krijimit të Serbisë së Madhe. Përcaktueshmëria e tij si pro, si kundër Perendimit, ia pamundëson atij zgjerimin e mëtejshëm të territoreve.

 

-Po sjellja e autoriteteve shqiptare në këtë „krizë“?

  1. Autoritetet shqiptare u sollën me dy standarde. Nga njëra anë mbështetën vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit. Nga ana tjetër treguan mirëkuptim me Beogradin për reagimin e tyre. Asnjë përfaqësues i qeverisë dhe diplomacisë nuk i dënoi sjelljet jo njerëzore të Beogradit dhe serbëve në veri të vendit. Asnjë fjalë nuk u tha kundër përpjekjeve të presidentit serb për ta destabilizuar Kosovën e me këtë rast edhe rajonin. Ndërkohë që kryeministri Rama e ka shpallur Serbinë faktor stabiliteti e paqeje në rajonin tonë dhe bën avokatin e saj në NATO, BE e kudo.

Qëndrimet e qeverisë shqiptare janë dukshëm pro-Beogradit. Unë vazhdoj të besoj se projekti i ndarjes së Kosovës i rekorduar, sipas Sonja Biserko, në vitin 2016 midis Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, është në fuqi. Edhe Open Balkan ka këtë qëllim. Ashtu siç synon ndarjen gjithashtu të Bosnjë-Hercegovinës dhe të Malit të Zi. Ndaj dhe këto tri vende nuk janë anëtare të këtij klubi të Beogradit.

 

-A mund të kemi një rrëzim të qeverisë Kurti dhe nëse po sa e dëmton kjo çështjen kosovare në një moment të tillë?

8. Nuk besoj në deklarimet e disa politikanëve të papërgjegjshëm, të cilët bëjnë llogari politike për rrëzimin e qeverisë Kurti në shtator apo në tetor. Së pari sepse forcat politike në Kosovë nuk kanë interes për këtë. Nëse do ta merrnin një iniciativë të tillë vendi do shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe elektorati i Vetëvendosjes dhe listës Guxo do të rritej në shenjë proteste për rrëzimin e qeverisë. Kjo do ndodhte edhe pse ka njëfarë pakënaqësie ndaj qeverisjes së zotit Kurti. Por në krahasueshmëri me qeveritë e mëparshme, ai është në çdo rast fitues dhe i preferuar!
Së dyti nuk besoj të ndodhë, sepse për rrëzimin e qeverisë Kurti duhet të votojë edhe Lista Srpska. Nëse LDK, PDK e AAK I bashkohen Listës Srpska për ta rrëzuar këtë qeveri, atëherë kuptohet lehtë nga qytetarët se këto parti mbështesin një inciativë, të cilën e mbështet edhe Beogradi! Vështirë ta dalin partitë shqiptare, edhe nëse duan, e të bëhen bashkë me Listën Srpska.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu