INTERVISTA/ Arsim Sinani: Do ketë zhvillime positive në bisedimet Kurti- Vuçiç. Kryeministri Kosovar ndjek strategjinë e duhur

0
Gjigandi

Takime intensive vijojnë të mbushin axhendën e BE-SHBA me liderët e Kosovës dhe Serbisë. 1 shtatori po afron dhe faktori ndërkombëtar nuk do që të përballet me një situatë të ngjashme me atë të 1 gushtit. Deklaratat, atmosfera, duket e acaruar por askush nuk ndien aromë konflikti të armatosur. BE-së dhe SHBA-së apo edhe Ballkanit nuk i duhet një konflikt i ri, kur bota është pothuajse e ndarë në kundër dhe pro Rusi. Dhe kur themi Rusi kemi thënë dhe aleatët e saj. Por çfarë pritet të ndodhë deri në 1 shtator? A do gjendet një zgjidhje apo palët do të “luajnë luftrash” deri në momentin e fundit? Si i shohin analistët këto zhvillime dhe a ka përkrahje apo më shumë kundërshtarë Albin Kurti në këtë vendimarrje të tij që mesaduket ka gjetur mirëkuptim nga ndërkombëtarët. E vetmja për të cilën mesaduket nuk është rënë dakord është mënyra se si do të zbatohet reciprociteti.

Si e patë takimin Kurti- Vuçiç në Bruksel?

-Po një takim interesant. Kurti ruajti qëndrimin e burrështetasit dhe besoj ky është lajm i keq për Serbinë. Tash duhet të arrihet ajo që pritet, zhbllokimi i bisedimeve dhe procesi të përfundojë me njohje reciproke.

A kishit pritshmëri të tjera?

-Duke e njohur Albin Kurtin them se ai nuk bën kompromise të dëmshme.

RonaTyra

Çfarë mund të ndodhë deri në shtator?

-Them se do të ketë zhvillime pasi Perëndimi do ta mbyll këtë çështje.

Fakti që asnjë nga të dy nuk flolën pas takimeve është pozitive?

-Çka do të thoshte Vuçiçi? Ai e di se tani duhet ti gëlltis fjalët e të nënshkruaj. Perëndimi nuk e toleron më.

Afrimi i mëtejshëm i Serbisë me Rusinë. Kë shtu mund të  komentohet vizita e Vulin në Rusi?

-Si e shihni Serbia gjithmonë luan me disa karta. S´është diçka e re. Lidhja e tyre me Rusinë është tradicionale, por çdo veprim i tyre do ta ndëshkojë Sërbinë një soj si në vitin 1999-ë n.

Si i patë ngjarjet në veri të Kosovës një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin Kosovës për lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, si dhe ndërrimin e targave të Serbisë?

-Është një lojë  perfide e Serbisë për të krijuar tensione në veri dhe për ta destabilizuar Ballkanin me nuanca nxitëse nga Rusia. Ligji dhe rendi për qytetarët shqiptar vlen kur hyjnë e dalin  ndërsa për sërbët është toleruar nga faktori ndêrkonbëtar. Tash Kosova kur vendos ligjin Serbia reagon njejtë si Rusia dhe aleatët e saj.

A ishte ajo çfarë bën serbët në veri një tregim force, një provokim i nxitur nga faktorë dhe politikanë apo ishte thjesht spontan?

-Është një provokim i nxitur dhe mekanik i orkestruar nga 1999 e deri më sot. Strukturat serbe të shtetit Serb kanë funksionuar dhe janë financuar në vazhdimësi nga Serbia. Rojet e Urës mbi Ibër deri te blerja e shtëpive dhe pronave të shqiptarëve nga shteti serb për ta ndruar strukturën e veriut.

Po shtyrja e vendimit me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. A mund të shihet si pjekuri politike e kryeministrit Kurti apo mund të interpretohet si hap pas nga Serbët?

-Është një koordinim me Aleatët tanë. Kryeministri Kurti nuk bën veprime ad hock. Wshtë marr vesh me Perëndimin për veprimin në fjalë.

Takim Kurti – Vuçiç c në 18 Gusht .. A mund të priteshin hap para në procesin e dialogut?

-Është fillim i një dialogu i cili lipset të sjell njohjen reciptoke. Por është edhe matje forcash. Realisht Sërbia do kërkojë kompromise, por vështirë se do të arrij diçka pasi pozicioni i  saj është i dobësuar. Dhe Perëndimi do ta detyrojë ta njohw sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Po reagimi I ndërkombëtarëve në situatën e ditëve të fundit .  A ka qënë ky vendim në bashkëpunim me ndërkombëtarët si u tha nën zë dhe a duhet Kurti të jetë në sinkron me ta?

-Po.  Kurti është i koordinuar me Perëndimin. Kjo është e qartë këtë e konfirmoi edhe takimi i tij me kreun e NATO-s.

Akuza pa fund kundër Grenell dhe Lajcak… A ka mungesë sinqeriteti dhe veprime pas shpine nga ndonjë ndërkombëtar apo dhe disa dhe a i shërbejnë ata qarqeve të caktuara apo është thjesht burokraci europiane dhe perëndimore në këtë rast?

-Po Lajçak vjen nga një vend që se njeh Kosovën dhe ka frikë nga pozicioni i tij  por tash gjërat në gjeopolitikë kanë ndryshuar dhe ai nuk bën lëvizje sepse e dëmton veten dhe Europën.

Ndikimi rus në këtë “përplasje”. Sa ka ndikuar dhe sa e rrezikshme apo  sa e rrezikon kjo paqen në Ballkan?

-Ndikimi rus është i fortë pasi sllavët janë shumë dashamirës të Rusisë. Por shqiptarët janë faktor vendimtar dhe orientimi ynë është i qartë dhe kjo e dekurajon Rusinë e faktorët pro tij në Ballkan.

Ndërkohë reagimi në kohë e KFOR dhe deklarata e NATO-s  a janë ato një garanci për çështjen e shtetit kosovar por nga ana tjetër a janë ato një konflikt i shtuar në këtë situatë?

-Po patjeter KFOR-i është realisht NATO dhe kjo s´do shumē diskutim.

Po sjellja e autoriteteve shqiptare në këtë „krizë“?

-Shqipëria duhet urgjentisht të tërhiqet nga „Open Ballkan“ sepse e dëmton kauzën shqiptare në Ballkan.

A mund të kemi një rrëzim të qeverisë Kurti dhe nëse po sa e dëmton kjo çështjen kosovare në një moment të tilë?

-Jo se besoj sepse Qeveria ka stabilitet me numra.

Scholz ka organizuar nje takim Kurti-Vuçiç në  kuadër të  procesit të  Berlinit. E shihni si një  përpjekje për zgjidhje apo thjesht rivalitet brenda BE apo dhe BE -SHBA?

Gjermanët dhe Amerikanët janë në një vijë. Nuk shoh ndonjë dallim konceptual mes tyre për rendin e ri botëror. Mund te jetë një amortizim i Open Ballkan-it.

 

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu