KUKËS- Është ndarë në barazim ndeshja Kukësi-Laçi në stadiumin e ri “Kukës Arena” të inaguruar një natë më parë.
Pas raundit të 30-të renditja në krye të tabelës vijon të jetë e njëjtë me kurbinasit që mbajnë vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa “verilindorët” qëndrojnë në vend të tretë me 46 pikë të grumbulluara.
Pas vërshëllimës së fundit të kryesorit Hamiti, tifozët pushtuan fushën e gjelbër, duke përqafuar futbollistët, pavarësisht mungesës së fitores. Fatmirësisht nuk pati incidente, futbollistët dhe stafi i Laçit u futen në kohë dhe të sigurt në dhomat e zhveshjes.
Një veprim i tillë i tifozëve vendës mund të mos kalojë pa u ndëshkuar nga institucionet disiplinore në FSHF, edhe pse pushtimi i fushës nuk kishte të bënte me ndonjë agresion të mbështetësve të Kukësit.