Imazhet satelitore tregojnë ndërtime kineze pranë vendit të përplasjes kufitare me Indinë

0
Gjigandi

Kina ka shtuar struktura të reja pranë vendit të përleshjeve fatale me forcat kufitare indiane javën e shkuar, duke shtuar mundësinë e vazhdimit të konfliktit edhe pse dy palët u zotuan të ulin tensionet.

Imazhet e marra nga sateliti amerikan Maxar Technologies tregonin ato që dukeshin ato që dukeshin si struktura të reja në tarracën natyrale mbi luginën e lumit Galwan pranë vendit ku forcat kufitare të dy vendeve u përfshinë në një luftë pa armë që solli vdekjen e të paktën 20 ushtarëve indianë dhe një numër të papublikuar nga pala kineze.
Në fillim të javës komandantët indianë e kinezë pranuan të tërhiqen nga konfrontimet disa javore në kufi, por pamjet e reja tregojnë se ndoshta paqja e re nuk do të zgjasë.
India thotë se zona ku janë ndërtuar strukturat nuk është e përcaktuar mirë në Linjën e Kontrollit, e cila është kufiri aktual ‘de facto’ mes dy fuqive bërthamore.
Ndërtimet përfshijnë tenda dhe struktura të mbuluara në bazën e një shkëmbi, ku po ndërtohen mure ose barrikada.
Por edhe nga ana indiane shihet barriera difensive të cilat nuk ishin aty muajin që shkoi.
“*Imazhet satelitore nga lugina Galwan tregojnë se politika e zotuar e ‘disangazhimit’ nuk është në fakt fjala që duhet të përdoret nga dy qeveritë,” tha Nathan Ruser, ekspert australian i të dhënave satelitore i institutit Strategic Policy Institute.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu