Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë munguar në puntat e post Big Brother VIP, të dy ata u tha se kanë refuzuar ftesat e produksionit që të bëhen pjesë e emisionit bashkë me ish-banorët e tjerë.
Mbrëmë (e premte) në post BB VIP u diskutua edhe mungesa e aktorit, dhe në këtë diskutim u përfshi edhe fituesi i edicionit të parë të spektaklit, balerini Ilir Shaqiri.
Ilir u shpreh se mungesa e Donaldit dhe sjellja e tij pas përfundimit të spektaklit i duken të çuditshme dhe ai nuk e ka pritu një gjë të tillë.
Foto:
“E çuditshme, unë e kam ndezur telefoni një ditë e gjysmë pas mbarimit sepse jam çmallur me Emanuelen, dhe kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lash në arenën e përqafimit final dhe më vjen keq që e përjetoi kështu gjendjen pas përfundimit, ne e kishim diskutuar këtë, ne morëm pjesë në një super mbrëmje, ku secili nga ne pati emocione të jashtëzakonshme dhe secili nga de të dy morë befasi për karrierën dhe vlerësimin që na bëri, gjë e papritur kjo se nuk na kishte askush borxh”, ka thënë Iliri.
Tutje, Shaqiri tha se në finale Donaldi i kishte thënë se e ndjente që balerini do të ishte fituesi dhe se e meritonte.
Foto: Donald Veshaj/Instagram
Ndërkohë, Iliri ka komentuar sërish ftesën që Donaldi i bëri për një nismë humanitare në ndërtimin e katër shtëpive për njerëzit në nevojë, ai madje i dha edhe një mesazh për aktorin duke thënë se nuk ka nevojë që ai t’i bëjë ftesa të tilla.
“Megjithatë, Donaldi në përqafimin e fundit që kisha shansin të merrja prej tij në skenë më tha se e ndjena që do ishte fituesi dhe e meritove, kjo gjë ishte shprehje finale që unë e mora si të vërtetë dhe e vlerësova se me Donaldin java e fundit ka qenë shumë pozitive, prandaj më duket çudi mos ardhja e tij këtu, do të doja t’i thoja dy fjalë për sa i përket edhe propozimeve të bamirëse që do të bëjë, do t’i thoja Donaldit se ka njerëz që duan të ndërtojnë kulm mbi kokat e njerëzve, ka njerëz që duan t’i mbushin njerëzve stomakun me bukë, por ka edhe artist që njerëzve që duan t’i japin bukë në shpirt, kjo është bamirësia që unë dua të bëjë për talentet e rinj, nuk kam nevojë për ftesa bamirësie sepse i kam planifikuar ato që para se të hyja në Big Brother VIP”, u shpreh Shaqiri.
Kujtojmë që Donaldi ka shmangur daljet televizive që pas përfundimit të Big Brother VIP, ndërsa nuk kanë munguar postimet nga ana e tij në rrjetet sociale.
/abc24.al/