Ilir Meta pjesë e dosjeve të Sigurimit të Shtetit/ Vasili kërkesë Nikollës: Kuvendi nuk është prona juaj, na informoni rreth letrës që ju tronditi kaq shumë

0
Gjigandi

Deputeti i Partisë së Liris, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me dosjen e Autoritetit për Informim, ku u zbulua se politikani me iniciale I.M që ka qenë bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit rezulton të jetë presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili bën me dije se i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informim Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla lidhur me atë që ai e quan “aferën e Autoritetit të Dosjeve”.

Në letrën e tij, Vasili shkruan “Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur atë në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenarë të ngjashëm me ata të Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e anti-shtet, ju ngarkon me përgjegjësit tepër të rendë”.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu