‘Rritja ekonomike e Shqipërisë më e lartë se vendet e BE-së’, tha ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.
Konomi nga Kuvendi tha se ky vlerësim vjen si rezultat i shifrave të bëra publike nga INSTAT.
“Tani është një fakt i rëndësishëm që rritja ekonomike në Shqipëri shënoi 5.97% rritje në tre mujorin e parë, që është rritja e nivelit më e nivelit të lartë e krahasueshme dhe me vendet e BE ku mesatarja është 5.6 %. Ndërkohë dhe në rajon kjo është rritja më e lartë.
Duke parë ecurinë e ekonomisë deri në vitin 2021, kemi vënë re që gjërat kanë qenë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar. Po të shikoni raportin e agjencisë së sigurimit të depozitave ka një shifër që tregon dhe një rezistencë tjetër. Numri i individëve që kanë depozita të nivelit të sigurimit, pra 2 milionë e 500 mijë lekë të reja, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur me 9% krahasuar me fundin e vitit 2020. E numri i depozituesve kishte shkuar më shumë se 2 milionë e 611 individë, kjo tregon që masat që janë marrë dhe rritja ekonomike i ka sjellë një të mirë familjeve shqiptare”, tha Ekonomi.