Rama: Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, Shqipëria do të kërkoj ndarjen nga Maqedonia e Veriut

0
Rama: Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, Shqipëria do të kërkoj ndarjen nga Maqedonia e Veriut
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama tha sot Shqipëria do të pres vendimmarrjen e Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e negociatave me shpresën se Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë ai u shpreh i qartë se nëse negociatat nuk hapen, Shqipëria do të kërkoj ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesion e integrimit në BE.

Mosmarrëveshjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë po bllokojnë hapjen e negociatave edhe për Shqipërinë.

“Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian dhe shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh dhe që Bullgaria do ta heqë veton”, ka thënë Rama.

Në një konferencë për shtyp për të prezantuar rezultatet e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, Rama tha se nuk është optimistë për hapjen e negociatave.

RonaTyra

“Nuk jam aq optimist sa janë shumë të tjerë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. E kam thënë dhe përsëris që çështja e datave është e tyre dhe jo e jona. Çështja jonë është që të jemi çdo ditë duke bërë gjënë që duhet bërë, që ky vend të bëhet një vend me standardet e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian”, ka sqaruar Rama.

“Data dhe ora se kur ne hymë në x derë të labirintit të integrimit e kanë në dorë ata dhe këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe nuk jemi më të predispozuar të gënjehemi”, tha Rama.

“Në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin komplet, kursi ynë do të jetë komplet i ri. Ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do ta bëjmë në çdo instancë, me çdo qeveri të BE me Brukselin me të gjithë, Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinjë me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mira s’kemi asnjë problem për t’u ulur në tryezën e Konferencës. Ne do të bëjmë tonën, kursi i politikës sonë në këtë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, shtoi Rama.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu