I vodhi makinën gjirokastritit, arrestohet 33-vjeçari

0
Gjigandi

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Gjirokastër, pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

“Gjirokastër, i vodhi automjetin një shtetasi, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin Kostas Dhima, 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

RonaTyra

Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu