I vdiq foshnja binjak/ Flet shoku i ngushtë i gruas së Ronaldos

0
I vdiq foshnja binjak/ Flet shoku i ngushtë i gruas së Ronaldos
Gjigandi

Papritur javën e kaluar Cristiano Ronaldo përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se një nga dy fëmijët binjakë që partnerja e tij priste, nuk ia kishte dalë të jetonte.

Ai kërkoi respektimin e privatësisë në një moment kaq të vështirë, por pas disa ditësh CR7 u rikthye për të ndihmuar ekipin e tij Manchester United.

Por ajo që e ka të vështirë ta kalojë këtë ngjarje tragjike, është pikërisht Georgina Rodriguez.

Familja dhe miqtë e saj nuk kanë hezituar dhe i kanë qëndruar afër, në këto momente të vështira.

Iván García, mik i ngushtë i modeles, nuk e ka fshehur trishtimin në programin që ai drejton: “Ishte një javë shumë e ndërlikuar. Është një foto shumë e bukur (duke iu referuar asaj të postuar nga Cristiano Ronaldo), por që përmban edhe shumë trishtim. Priteshin dy fëmijë por nuk ndodhi”.

RonaTyra

“A do të fillojë normalisht punën Georgina? Ajo gjithmonë thoshte se fëmijët janë të parët dhe tani ajo do të kujdeset për vajzën. Georgina dhe Cristiano janë një çift mjaft i fortë. Georgina është shumë e fortë. Ai e di që ne jemi të gjithë këtu. Shpresojmë ta shikojmë të buzëqeshë sa më shpejt” – tha Garcia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu