I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, kapet 25-vjeçari i akuzuar për mashtrim.
Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia është arrestuar arrestuar me qëllim ekstradimi.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Suedisë, pasi Gjykata e Jonkoping Suedi, me vendimin e datës 23.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese suedeze, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Suedisë.