Bie zjarr në një banesë në lagjen 11 Janari në qytetin e Gjirokastrës.
Zjarri ka renë në katin e dyte të një pallati në këtë lagje, në banesën e Petraq Ristit.
Deri me tani zjarri ka shkaktuar dëme materiale ndërsa banorët kanë shpëtuar. Zjarrefikësit e Gjirokastres po punojnë për shuarjen e flakëve.
Mësohet se zjarrin e ka vendosur djali Amando Risti. Ai i ka vënë zjarrin banesës, duke pretenduar se prej një jave i del gjyshi në ëndërr dhe i thotë digje shtëpinë. Djali dyshohet se ka probleme mendore.