Futbollisti i Lazios, Luiz Felipe i është përgjigjur interesimit të gjigantit spanjoll, Barcelona.
Felipe është një nga objektivat e “blaugranave” gjatë tregut të kësaj verë, por lojtari thotë së dëshiron të qëndrojë tek “lacialët”.
“Jam i lumtur që një ekip si Barcelona interesohet për mua”, tha ai.
“Jam i lumtur tek Lazio, objektivi im është të qëndrojë këtu dhe të jap maksimumin”, ka thënë Felipe.