Në vigjilie të sfidës shumë delikate ndaj Atalantës, trajneri i Lazios Simone Inzaghi është rikthyer të flasë për herë të parë pas karantinës, duke e vendosur theksin te problemet me dëmtimet, te sfida e radhës por edhe te mundësitë që ka Lazio për të fituar titullin.
“Për të fituar trofe dhe për të arritur te vendi i 2-të ku jemi aktualisht na është dashur të tregojmë një shpirt të lartë gare. Për momentin kemi disa lojtarë të dëmtuar por kemi shumë dëshirë për të rinisur gjithçka. Duam të kthehemi në fushë me të njëjtin shpirt gare si më parë. Lucas Leiva, Luiz Felipe dhe Marusic nuk do të jenë ndaj Atalantës.
Lulic ndërkohë me shumë gjasa do të rikthehet sezonin e ardhshëm pasi ka pësuar një dëmtim serioz.
I njohim vlerat e Atalantës, ka vite që po bën mirë, por objektivi ynë është të marrim maksimumin në çdo sfidë”, deklaroi Simone Inzaghi.