Polumbarët kanë rinisur kërkimet këtë mëngjes rreth orës gjashtë për gjetjen e të miturit, i cili një natë më parë u fut në lumin Fan për të kapur topin dhe e mori rrjedha.
Deri më tani ende nuk ka asnjë shenjë nga 10-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë mbytur në lumin Fan në Mirditë.
I mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Burime për bëjnë me dije se topi i ka rënë në ujë dhe fëmija shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë sa e tërhoqi me vete.
Që prej momentit që është vënë re mungesa e të miturit, prindërit kanë lajmëruar policinë.
Sipas policisë, kërkimet u ndërprenë mbrëmë për shkak të errësirës, ndërsa në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas për gjetjen e tij.