I liron biletat vjetore

0
Gjigandi

“Los Colchoneros” do t’i lirojnë për 20% abonimet vjetore të biletave për sezonin e ardhshëm, mbi të gjitha për abonuesit e këtij sezoni

Atletico Madridi po mendon t’i shpërblejë në njëfarë mënyre tifozët e tij.

Në fakt, klubi spanjoll do t’i zbresë për 20% çmimet e biletave vjetore.

Klubi spanjoll ka njoftuar se pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi do t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Për këtë arsye, “Los Colchoneros” kanë vendosur që tifozët që abonohen për sezonin e ardhshëm të kenë 20 për qind zbritje.

RonaTyra

Natyrisht, kjo do të vlejë për tifozët që ishin të abonuar këtë sezon, e që nuk do të mund t’i ndjekin ndeshjet e fundit të sezonit.

Ky është një veprim i duhur i Atleticos, për ta demonstruar edhe më shumë afërsinë me tifozët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu