‘I kishte kërkuar shokut t’i mbante disa gjëra’ Arrestohet në Itali shqiptari, pronar i 22 kg drogë

0
Gjigandi

Policia e Riminit ka arritur të zbardhë panoramën e plotë të sekuestrimit të mbi2 2 kilogramëve drogë, vetëm pas një viti. Hetimi nisi më 19 janar 2022 kur në Bellaria, u arrestua një 38-vjeçar shqiptar të cilit iu gjetën 14 kilogramë kokainë dhe 8.5 kilogramë hashash dhe marjihuanë. Ai u dënua me 8 vjet e 6 muaj, por rezultoi më vonë se kishte qenë punonjës i ‘magazinës së drogës’ dhe jo trafikant.

Vazhdimi i hetimeve dhe një sërë përgjimesh që i janë bërë 38-vjeçarit në kohën kur ai ishte në burg, i ka mundësuar hetuesve të përvijojnë një panoramë më të plotë të historisë, duke u kthyer kështu tek një bashkatdhetar i tij, 32 vjeç. Ky i fundit duket se ka përdorur 38-vjeçarin si një “kukull”, duke organizuar takime dhe dërgesat të ndryshme për të marrë ose shitur drogën në mënyrë që të mos shfaqej kurrë personalisht. Mediat italiane nuk bëjnë me dije identitetet e të arrestuarve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu