“I kanë kthyer kurrizin, elektoratit, PS-së dhe ligjit” Rama “kërcënon” me SPAK Dritan Lelin?

0
“I kanë kthyer kurrizin, elektoratit, PS-së dhe ligjit” Rama “kërcënon” me SPAK Dritan Lelin?
Gjigandi

Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama u shpreh se as deputetët nuk kanë mundësi që të bëjnë punën e atyre kryetarëve të bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektoratit, PS-së dhe ligjit.

Ai tha se këta kryebashkiakë që nuk i përmendi me emra së bashku me disa policë lokalë lejojnë ndërtime pa leje në bregdetin e vendit.

Nuk dihet se për kë kryebashkiak e kishte kryeministri Rama, por duket se nga fjalët e tij lë për të kuptojë se një ndër tyre është edhe Dritan Leli.

Rama:

As deputetët nuk kanë mundësi që të bëjnë punën e atyre kryetarëve të bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektoratit, PS-së dhe ligjit. Deri në pika të cilat janë organe të tjera dhe jo për Asamblenë e PS-së. Për të cilën duhet të angazhohet policia, inspektorati dhe një forcë e tërë njerëzore me naftë dhe mjete, për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet që bëjnë krerët e bashkive personalisht. Kur sot e gjithë ditën ndërtohet për leje në bregdet, aty ku policia ka kohë që është angazhuar prej kohësh me një program për prishje.

RonaTyra

Sapo kthehen kurrizin policia janë disa krerët e bashkive dhe disa policë lokalë që vazhdojnë avazin  e tyre. Nëse nuk do të isha ende në pritje që SPAK-u të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetet do të kisha unë që do t’i kisha denoncuar sot. Nuk kam sesi ia shtoj punët SPAK-ut në drejtim të kësaj familje politike kur shoh se balanca është ende shumë e shtrembëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu