Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për trafik droge është arratisur nga burgu ku po vuante dënimin.
Mediat greke raportojnë se ai kishte dalë nga burgu i Domokos me leje të posaçme por, nuk është kthyer më brenda afateve të caktuara. Pas kalimit të afatit, shqiptari është cilësuar nga autoritetet greke zyrtarisht i arratisur dhe tashmë ka nisur puna për kapjen e tij.
Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm, si pjesë e një organizate kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe armëve.