Hyseni për zgjedhjet e Serbisë: Ja pse Kurti dhe Osmani i thanë jo QUINT-it

0
Hyseni për zgjedhjet e Serbisë: Ja pse Kurti dhe Osmani i thanë jo QUINT-it
Gjigandi

Ish-koordinatori nacional për dialog dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, është deklaruar rreth kundërshtimit të institucioneve kosovare për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Hyseni ka folur edhe për zhgënjimin e vendeve të Quint-it për mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, teksa ka akuza edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Ai kundërshtimin e Osmanit dhe Kurtit për mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë e quan politikë populliste.

“Zotëri Kurti dhe zonja Osmani është dashtë të studionin në gjithë dimensionin e saj atë porosi dashamirëse dhe thirrje dashamirëse të Quint-it sepse ata i thanë jo – jo pse mendojnë që s’ka qenë dashamirëse dhe e qëlluar. Ata [Kurti dhe Osmani] i thanë jo për një grusht votash të mjera”.

“Kjo është politikë populliste e cila çdo veprim politik e kalkulon dhe e përkthen në votë”,

RonaTyra

tha ai.

Hyesni, vlerëson se kryeministri Kurti më shumë ka bërë fushatë që prej se mori këtë post sesa punë.

“Më thuani kur e ka ndërpre Albin Kurti fushatën parazgjedhore që kur është bërë kryeministër. Më shumë ka bërë fushatë parazgjedhore sesa që ka bërë ndonjë punë për këtë vend”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu