Humbja e zgjedhjeve në 6 mars/ Drejtuesi i shtabit të PD Durrës sulmon Grida Dumën

0
Humbja e zgjedhjeve në 6 mars/ Drejtuesi i shtabit të PD Durrës sulmon Grida Dumën
Gjigandi

Rezart Thupi, drejtues shtabi i PD Durrës ka sulmuar Grida Dumën, e cila një ditë më parë kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës.  Sipas tij, Duma u delegua me shumë pushtet në Durrës, por ajo vinte një herë në tre ditë.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se në mbledhjen e  Kolegjit të Kryetarëve, Thupi ka ngritur shqetësimin se në numërimin e votave në 6 mars nuk kishte prani të deputetëve.

Ai ka propozuar ndryshime rrënjësore në funksionimin e bazës, duke thënë se kemi nevojë për një strukturë të vogël, por efiçente.

“Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua  takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero.

Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente”

RonaTyra

, u shpreh Rezart Thupi, drejtues i fushatës së Luan Hotit në Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu