Humb jetën i burgosuri në Shën Koll, dyshohet arrest kardiak

0
Humb jetën i burgosuri në Shën Koll, dyshohet arrest kardiak
Gjigandi

I dënuari për vrasje të mbetur në tentativë në familje vitin 2015, Besnik Spaho, ndërroi jetë këtë të premte në burgun e Shën Kollit.

Sipas informacioneve, dyshohet se 53-vjeçari pësoi arrest kardiak.

Mjeku i burgut, njoftoi në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq. Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15.

Viktima ishte shtruar përkohësisht,vendim të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

RonaTyra

Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, pasi ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shënkoll.

Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal. Mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq.

Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15. Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak, ndërsa materialet i kaluan organeve të tjera për procedura të mëtejshme

“, sipas njoftimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu